Rusi, gjyqi kundër gazetarit Gershkovich nis më 26 qershor!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusi, gjyqi kundër gazetarit Gershkovich nis më 26 qershor!

Në Rusi, nis më 26 qershor gjyqi ndaj gazetarit të burgosur amerikan, Evan Gershkovich dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, siç bënë të ditur sot autoritetet ruse. Javën e kaluar, prokurorët patën thënë se procesi gjyqësor për Gershkovichin, i akuzuar për spiunazh do të mbahet në një gjykatë në Jekaterinburg. Në mars të vitit 2023, përgjatë një udhëtimi pune, ai u arrestua në po atë qytet.

Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për t’i bazuar akuzat për spiunazh. Ai e përditshmja amerikane Wall Street Journal për të cilën ka punuar gazetari, ashtu dhe qeveria amerikane, i hedhin poshtë vazhdimisht.

Të dyja institucionet kanë deklaruar disa herë që Gershkovich, 32-vjeçar, ka qenë duke bërë punën e tij kur u prangos. Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur në dhjetor se Moska e refuzuar ofertën e bërë për të liruar Gershkovichin dhe amerikanin tjetër të burgosur në Rusi nën akuzat për spiunim, Paul Whelan.

Një tjetër shtetase amerikane që aktualisht po mbahet prej autoriteteve ruse është edhe Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë. Ajo u arrestua në Kazan të Tatarstanit në tetor të vitit të kaluar e akuzohet se ka dështuar të regjistrohet si “Agjente e huaj”, si dhe për shpërndarje të informacioneve të pavërteta mbi ushtrinë ruse.

Nëse dënohet, pritet të përballet me 10 vjet burg. Autoritetet amerikane thanë se Kurmasheva u arrestua në shenjë hakmarrjeje për punën e bërë. Shumë analistë besojnë se Rusia po shënjestron shtetasit amerikanë për t’i shfrytëzuar për këmbim të të burgosurve e për të tjera qëllime gjeopolitike.

Besohet se Rusia po kërkon lirimin e Vadim Krasikovit, i dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani në vitin 2021, për vrasjen e Zelimkhan “Tornike” Khangoshvilit, shtetasit të Gjeorgjisë, me prejardhje çeçene, për luftën ndaj trupave ushtarake ruse në Çeçeni. Më vonë, ai kërkoi azil në Gjermani.

Kur presidenti rus, Vladimir Putin u pyet në muajin shkurt për mundësinë e lirimit të Gershkovichit, ai duket se iu referua Krasikovit kur përmendi një person të burgosur nga një vend aleat i SHBA-ve, pse e “vrau një bandit”, i cili dyshohet se ka vrarë ushtarë rusë gjatë luftimeve në Çeçeni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64090 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE