Surprizon Sllovakia, mposht 1-0 Belgjikën. Lukakut i anulohen dy gola!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon Sllovakia, mposht 1-0 Belgjikën. Lukakut i anulohen dy gola!

Surprizën e parë në Kampionatin Evropian Gjermani 2024 e bën Sllovakia. Përfaqësuesja sllovake mposhti me rezultat minimal (1-0) Belgjikën, që rreshtohet mes ekipeve pretendente për të ngritur lart trofeun.

Golin e vetëm të ndeshjes së zhvilluar në Frankfurt e realizoi Schranz që në minutën e shtatë, pas një gabimi në mbrojtje të “Djajve të Kuq”.

Belgjika kishte thuajse 90 minuta lojë në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk ia doli të shënonte qoftë një gol.

Në fakt, Romelu Lukaku arriti ta dërgonte dy herë topin në rrjetë, por iu anuluan pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në rastin e parë (56’) për pozicion jashtë loje, ndërsa në fundin e takimit për prekje të topit me dorë në zhvillim të aksionit. Tashmë Belgjika duhet të bëjë kthesën në dy ndeshjet e radhës në grup me Rumaninë dhe Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE