U bë nënë disa muaj më parë, Mariza Ikonomi na prezanton me partnerin e saj

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bë nënë disa muaj më parë, Mariza Ikonomi na prezanton me partnerin e saj

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe partneri i saj, Blendi Greço pak muaj më parë u bënë prindër të një vajze.

Artistja mbajti të fshehtë si lidhjen e saj të dashurisë ashtu edhe shtatzëninë.

Ndërsa në Ditën e Babait, këngëtarja Mariza Ikonomi ka publikuar foton e parë krah partnerit.

“Gëzuar ditën e babait, partneri im i përjetshëm në krimin (prindëror)! 😜💙

Gezuar për babin me te mire !!!”, shkruan ajo, krahas imazhit bardh e zi.

Artisja, e cila është mjaft e rezervuar sa i përket jetës personale, në nëntor 2023 zbuloi se ishte bërë nënë.

Ajo postoi imazhet me vogëlushen e saj në krah në maternitet dhe shkroi: “Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! ❤️

Melodia e jetes e sime! ❤️ MELODY IKONOMI GREÇO! Blendi Greco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua ❤️”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE