Euro zbret poshtë 100 lekëve, eksperti i njohur ‘zbërthen’ shkaqet e zhvlerësimit të monedhës europiane

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro zbret poshtë 100 lekëve, eksperti i njohur ‘zbërthen’ shkaqet e zhvlerësimit të monedhës europiane

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka deklaruar se arsyeja kryesore pse euro ka zbritur nën 100 lekë janë flukset e panjohura të parave që hyjnë në një moment të caktuar dhe shkatërrojnë rregullat e ekonomisë së tregut.

Sipas Sokos, edh flukset turistike janë një faktor, por jo kaq i rëndësishëm sesa flukset e lartpërmendura.

“Flukset hyrëse janë të mëdha, burimet do duhet të gjenden. Turizmit, sasitë e shtuara të turistëve janë një fakt. Por lëvizjet kaq të mëdha që ndodhin në cikle joperiodike tregojnë që nuk është vetëm turizmi. Se turizmi është periodik.

Edhe efektet që do të japë tek kursi i këmbimit fluksi i turistëve do duhet të ishin të shtrira në kohë, e pres që euro të shkojë edhe 95 lekë në verë . Nëse kapin 2 milionë vizitorë në muaj, me këto presione që bëhen nga krahët e tjera, kjo do i japë goditjen e fundit.

Nëse do ndodhte për shkak të kësaj, e pres të ndodh në korrik, do ta kishim gradualisht, ne e kapim sot në një ditë të hënë, post festa e bajramit, një pjesë e administratës ka qenë pushim. Ajo që ka ndodhur sistematikisht 10 viteve të fundit. Flukse të panjohura, të paidentifikuara parash hyjnë në një moment të caktuar dhe thyejnë rregullat e ekonomisë së tregut. Nuk ka logjikë kjo që ndodh. Ka vetëm një arsye, njerëz të caktuar kanë sjellë para dhe i kanë sjellë në treg të hënën.

Kjo është historia e Shqipërisë e 10 viteve të fundit, ka filluar në 2016 se filloi të vihej në punë plani që zëvendëskryeministri gjoja me kamera të fshehtë e tregoi, ‘shisni drogë çuna dhe futini në ekonomi, pa e vrarë mendjen se çfarë ndodh. Ajo euro aty shuan 10 mijë vende punë në ditë”, tha ai në studion e emisionit “MCN Economy”.

Sipas Sokos, Banka e Shqipërisë nuk e rregullon dot këtë deformim tregu.

“Ka vetëm një instrument, të blejë euro nga treg, të hedhë lekë në treg. Banka e Shqipërisë bazuar në ligj nuk mund të dalë pafundësisht në treg. Përmban shifra që Bankës së Shqipërisë i tundin themelet. Nëse do të korrektosh 2.2 miliardë euro nuk ka Banka e Shqipërisë nuk e rregullojnë dot një deformim tregu. Kjo para nuk po futet si pasojë e ekuacioneve të drejta matematikore që në fund do barazohen. Është para shtesë që po vjen pasi është barazuar ekuacione”, deklaroi Soko.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE