Hidhet shorti i Conference League dhe Champions League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hidhet shorti i Conference League dhe Champions League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët!

Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundiT të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, me skuadrat shqiptare që mësuan kundërshtarët e këtij raundi.

Valur (Islandë)-Vllaznia (Shqipëri)

Malisheva (Kosovë)- FK Buducnost Podgorica (Mali i Zi)

Partizani (Shqipëri)- Marsaxlokk (Maltë)

FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) -Tirana (Shqipëri)

FC NOAH (Armeni) -Shkëndija (Maqedoni)

Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor.

Shorti i Champions League 

Tre skuadrat shqiptare, kampione të Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Egnatia, Ballkani dhe Struga kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të përballen në turin e parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kështu skuadra nga Rrogozhina do të gjejë përballë Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Ballkani i Ilir Dajës do të duhet të eliminojë modestët e Santa Colomës nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.

Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The New Saints.

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE