Ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet në Nju Jork këngëtari Justin Timberlake
vovalbania
June 18, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari me famë ndërkombëtare, Justin Timberlake është arrestuar nga policia mbrëmjen e 17 qershorit në Hamptons, Nju Jork pasi ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
43-vjeçari pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së sotme. Ylli i pop-it thuhet se ka dy koncerte në Çikago këtë fundjavë, dhe dy shfaqje në Neë York City javën e ardhshme.
Sipas PEOPLE këngëtari ishte takuar me miqtë e tij në një hotel lokal në Sag Harbor, dhe u largua nga grupi duke drejtuar makinën i dehur.