Ju prezantojmë me Iowa Great Dane, qeni më i gjatë në botë!
Great Dane i një familjeje të Iowa-s është emëruar qeni më i gjatë i gjallë në botë në një lartësi prej 96 centimetra. “Kevin është mishërimi i gjigantit të butë”-tha pronarja Tracy Wolfe për Guinness World Records.
“Në fakt, ai është i frikësuar nga shumica e gjërave” Wolfe tha se aktivitetet e preferuara të Kevin përfshijnë dremitjen në divan dhe përqafimin me Wolfe, burrin e saj, Roger si dhe fëmijët e tyre, Alexander dhe Ava.
Ndërkaq, ne e dimë se miqtë tanë katërputroshë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj. Shkenca ka zbuluar së fundmi se qentë mund ta dallojnë personin e mirë nga personi i keq. Dhe pasi e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy personat. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkludime për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja.
Këtë aftësi, qentë e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme. Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë. Edhe pse qenit tuaj mund të jenë duke i rënë energjitë, me një trajtim veterinar të rregullt, kujdes dhe ushqim të përshtatshëm, ai mundet ende të bëjë një jetë të lumtur e të shëndetshme. Megjithatë, nuk mund ta injoroni faktin se gjendja fizike e tij do të ndryshojë me kalimin e viteve. Funksione të rëndësishme trupore mund të nisin të mos funksionojnë më së miri.