Lojërat Olimpike në Francë, qindra helikopterë do të patrullojnë Parisin!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lojërat Olimpike në Francë, qindra helikopterë do të patrullojnë Parisin!

Franca po përballet me një sfidë serioze për sigurinë në prag të Lojërave Olimpike të muajit të ardhshëm.

Shumë helikopterë do të patrullojnë Parisin dhe do të mbrojnë hapësirën ajrore ditën e ceremonisë, më 26 korrik.

“Helikopterët do të jenë në gatishmëri në tokë dhe ajër, kur dhe ku të kërkohen, në vartësi të urdhrave për mbrojtjen e hapësirës ajrore”, tha kapitenia e forcave ajrore, Sandy.

Ditën e eventit, rreth 200 delegacione olimpike do të bashkohen me paradën në lumin e Senës, në mbi 80 varka.

“Ky është rasti i duhur për garantimin e sigurisë ajrore, për të cilën do të përdoren helikopterët ‘Fennec’, që është një masë e shtuar për periudhën e Lojërave Olimpike”, tha më tej Sandy.

Shqetësimet për sigurinë detyruan më herët presidentin Macron të thoshte se ceremonia mund të zhvendosej në një stadium, edhe pse deri tani nuk janë përgatitur vende alternative.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE