Meri Shehu ia thotë në sy Fatjon Kuqarit: “Të kam fituar një bast 500 euro, por ike”!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meri Shehu ia thotë në sy Fatjon Kuqarit: “Të kam fituar një bast 500 euro, por ike”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Më batuta dhe ‘ngacmime’ ka nisur mbrëmjen e sotme Top Arena, ku në studion flitet për gjithçka ‘përveç sportit’. Ndër të ftuarit sonte, është edhe Fatjon Kuqari, ish-banor i Big Brother Vip 3. Ky i fundit nuk ka shpëtuar pa një ‘ngacmim’ nga Meri Shehu, e cila i tha se tha:

I fitova 500 euro dhe iku, më shkau!

Fationi foli për emocionet që përjetoi teksa Kombëtarja jonë shënoi gol ndaj Italisë, por shtoi dhe keqardhje për ‘kryqëzimin’ që iu bë Elsaid Hysaj në rrjet, pasi uli kokën para topit që preku rrjetën. Ai u shpreh:

Më vjen keq për Hysajn se e vunë në një qoshe dhe vetëm i ranë, i ranë, i ranë. Ne e dimë që ai ka dhënë shpirtin për Shqipërinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE