Mesazhi që fshihet pas tatuazhit të ri të Angelia Jolie!
vovalbania
June 18, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Së fundmi aktorja e njohur Angelina Jolie dhe vajza e saj më e vogël Vivienne morën pjesë në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony në Nju Jork.
Producentja 49-vjeçare e “The Outsiders” pakaloi në tapetin e kuq në Teatrin David H. Koch të Lincoln Center në Nju Jork, e veshur me një fustan kadife ngjyrë gri të gjelbër nga Versace.
Fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian, një dallëndyshe në fluturim.
Ky zog ka një kuptim të thellë. Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti. Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.