Pas divorcit, Elia Zaharia bën ndryshimin drastik në pamje, ja si del ajo nëpër Tiranë(FOTO)

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas divorcit, Elia Zaharia bën ndryshimin drastik në pamje, ja si del ajo nëpër Tiranë(FOTO)

Elia Zaharia ka pasur një vit jo të mire, ku divorci i saj konfliktual mori vëmendjen jo vetëm të mediave tona, por edhe atyre ndërkombëtare.

Në daljet e saj publike e kemi parë gjithnjë klasike, ku stili prej princeshe e karakterizonte.

Por në të përditshmen e saj, Elia zgjedh gjithnjë komoditetin para klasikes. Tashmë, që e ka humbur edhe titullin princeshë, ajo është rikthyer te stili sportiv që e karakterizon.

Paparaci i “Panorama.com” e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku për shumë mund edhe të ishte e vështirë të njihej.

E veshur me xhinse të gjera dhe një bluzë sportive, ajo kishte mbledhur flokët dhe kishte vendosur edhe një palë syze dielli, si për t’iu fshehur syve të kureshtarëve.

Duhet thënë se kjo është ndër shkrepjet e para që vijnë nga Elia që pas divorcit të saj me Lekën. Dhe pamja tashmë duket tërësisht e transformuar, duke nxjerrë në pah anën sportive të sajën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE