Protesta të rralla në veri të Algjerisë për kufizimet e ujit të pijshëm!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta të rralla në veri të Algjerisë për kufizimet e ujit të pijshëm!

Qindra njerëz ishin mbledhur sot para një ndërtese administrative në Rahouia në rajonin verior algjerian Tiaret, në një demonstratë të rrallë kundër mangësive të furnizimit me ujë.

Mediat raportonin se kjo ishte dita e dytë e lëvizjes në Tiaret pasi presidenti Abdelmadjid Tebboune kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin deri në festën e Kurban Bajramit që ishte të dielën.

Disa rrugë ishin zënë në rajonin në jugperëndim të kryeqytetit Algjer me gurë e barrikada të improvizuara, sipas imazheve në rrjetet sociale.

“Ju i keni shkelur premtimet ndaj rezidentëve të Tiaret, që prej ditës së parë të Bajramit kemi qenë pa ujë”, shkruante një banor në faqen e internetit të kompanisë shtetërore të ujit.

Në imazhet nga Rahouia, protestuesit shiheshin të bllokonin bashkiakun lokal të dilte nga zyra, derisa të pranonte të dëgjonte shqetësimet e tyre.

Zyrtarët thonë se prej majit lumenjtë furnizues të rajonit gjysmë shkretëtirë janë tharë, por protestuesit e pritën deklaratën me djegie gomash dhe bllokime të rrugëve.

I përballur me zgjedhjet e parakohshme të shtatorit, Presidenti Abdelmadjid Tebboune në një mbledhje qeveria i kërkoi zyrtarëve të zgjidhnin problemin brenda 48 orëve, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar në veri të Tiaret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE