Putin mbërrin në Korenë e Veriut për takimin me Kim Jong Un!
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Korenë e Veriut.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka konfirmuar vetë Kremlini zyrtar, që thotë se Presidenti rus preku në kryeqytetin e vendit, Phenian, ku do të fillojë vizitën e tij dyditore.
Putin u prit në aeroport nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas RIA Novosti.
Një takim zyrtar mes dy liderëve pritet të zhvillohet nesër.
Në një urdhër presidencial të lëshuar dje, Putin tha se Moska po kërkon të nënshkruajë një “traktat gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik” me Korenë e Veriut.
Komuniteti ndërkombëtar ka ngritur alarmin në lidhje me udhëtimin e tij, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që tha se aleanca ushtarake ishte e shqetësuar për mbështetjen që Rusia mund të sigurojë për programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.