Realizohet me sukses heqja e tumorit më të madh e tiroides në Evropë!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Realizohet me sukses heqja e tumorit më të madh e tiroides në Evropë!

Së fundmi në një klinikë private në Rumani, një pacienteje 33-vjeçare iu hoq tumori më i madh i tiroides i regjistruar ndonjëherë në Evropë. Agjencia Ađerpres bën të ditur se tumori peshonte 1580 gram, me diametër 36 centimetra. “Operacioni u krye në një paciente femër me një adenomë gjigante të gjëndrës tiroide. Rasti është unik sepse tumori më i madh i tiroides i regjistruar në Regjistrin Evropian për Kirurgjinë Endokrine është hequr”-tha klinika në një deklaratë.

Shtohet se për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe për sigurinë e pacientit është përdorur teknologji e avancuar mjekësore, neuromonitorim intraoperativ i nervave të laringut. “Për shkak të vaskularizimit jashtëzakonisht të bollshëm, madhësisë gjigante të tumorit që peshon 1580 gram, me diametër 36 centimetra, kjo lloj ndërhyrje zakonisht zgjat pesë deri në gjashtë orë. Por falë pajisjeve të mbylljes vaskulare dhe sistemeve të neuromonitorimit në sallën e operacionit, Operacioni është kryer për vetëm dy orë”-thuhet në deklaratën e klinikës.

Sjellim në vëmendje se Sindroma e Hashimotos, e njohur edhe si tiroiditi i Hashimotos, është një sëmundje autoimune e tiroides që prek kryesisht gratë. Hulumtimet tregojnë se kjo gjendje ndodh 15 herë më shpesh tek gratë sesa tek meshkujt. Mjekët shpjegojnë se sindroma Hashimoto është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit në botë, një çrregullim i tiroides që ka shumë pasoja negative për shëndetin.

Duke qenë se simptomat e kësaj sëmundjeje janë shumë delikate, është e vështirë t’i njohësh ato. Edhe pse nuk ka kurë për sindromën Hashimoto, ai mund të trajtohet me sukses. Pikërisht për këtë, thonë mjekët, duhet reaguar kur shfaqen simptomat e para. Shenjat më të zakonshme të kësaj gjendje janë lodhje, rraskapitje, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, rritje e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit, dobësi e muskujve, dhimbje kyçesh, rritje e papritur e peshës trupore, fryrje, probleme me gjumin, lëkurë e thatë dhe e zbehtë, renia e flokeve, çrregullime të ciklit menstrual, infertilitet, ndryshim zëri, më së shpeshti ngjirurit e zërit, zmadhimi i gjëndrës tiroide.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE