Sot provimi i 3 i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testohen në lëndën e Matematikës!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot provimi i 3 i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testohen në lëndën e Matematikës!

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Por, Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimi.

Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim.

Këtë vit janë 2000 maturantë më pak që do t’i nënshtrohen Maturës Shtetërore, ndërsa janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të MAS të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.

Provimi i Gjuhës së Huaj, ishte i pari me të cilën maturantët u testuan, më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit.

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE