Synon rivendosjen e ekosistemeve, specieve dhe habitateve, BE miraton ligjin!
Bashkimi Evropian dha së fundmi miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më të mirë të natyrës, të ashtuquajturin Plani i Rimëkëmbjes së Natyrës, i cili për muaj të tërë u përball me kundërshtimin e disa shteteve anëtare dhe protesta të mëdha nga fermerët.
Ligji, i cili synon të rivendosë ekosistemet, speciet dhe habitatet në BE, u miratua më në fund në një takim të ministrave të mjedisit në Luksemburg pasi mblodhi mbështetjen e nevojshme nga një shumicë e kualifikuar që përfaqëson 15 nga 27 shtetet anëtare dhe 65% të popullsisë së BE-së.
Plani i restaurimit të natyrës është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila synon të vendosë qëllime ambicioze globale për klimën dhe biodiversitetin. Sipas planit, shtetet anëtare do të duhet të përmbushin objektivat e restaurimit për habitatet specifike dhe speciet e kafshëve për të mbuluar të paktën 20% të sipërfaqeve tokësore dhe detare në rajon deri në vitin 2030.