UEFA me dorë të rëndë kundër Kroacisë, dënim i ashpër për sjelljen e tifozëve ndaj Spanjës!

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA me dorë të rëndë kundër Kroacisë, dënim i ashpër për sjelljen e tifozëve ndaj Spanjës!

UEFA nuk është kursyer me vendimin e saj për masën disiplinore kundër Kroacisë për atë që kishin bërë tifozët e saj në ndeshjen ndaj Spanjës, të parën në Grupin B të Euro 2024. Tifozët kroatë, sipas organizatës ndërkombëtare, kishin kryer veprime të palejuara.

“Organet disiplinore të UEFA-s vendosën të ndëshkojnë Federatën Kroate për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndaj Spanjës në Berlin më 15 qershor. Federata u gjobit 63875 euro për hedhjen e gotave plastike dhe 24000 euro për ndezjen e flakadanëve, për një total prej 87875 eurosh”, shkruante Federata Kroate.

Kjo e fundit u bëri thirrje tifozëve që të mos përsëritnin sjellje të tilla që do të shoqëroheshin  përsëri me ndëshkime masive nga UEFA në të ardhmen, duke filluar nga ndeshja me Shqipërinë.

Kombetarja kroate luan nesër (19 qershor) në oren 15:00 ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë.

Sfida do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.

Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia, ndërsa Kroacia u mund nga Spanja 3-0.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE