Andrej Kramaric shpallet lojtari më i mirë i takimit kundër Kroacisë!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Andrej Kramaric shpallet lojtari më i mirë i takimit kundër Kroacisë!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se “Kramariç kishte gjithnjë nga zgjedhjet e duhura. Ishte lojtari që bëri dallimin”. Kramariç e shënoi golin e parë për Kroacinë. Ai luajti 85 minuta, duke shënuar me goditjen e tij të vetme në portë.

Kramaric u angazhua në driblime pesë herë, katër herë me sukses. Ai realizoi 30 nga 35 pasimet e sakta (86%) dhe bëri tre pasime kyçe. Përveç kësaj, Kramaric fitoi një duel ajror dhe pesë nga nëntë duele në tokë në përgjithësi. Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë tani nga një pikë pas dy raundeve. Në ndeshjen finale të Grupit B, Shqipëria do të përballet me Spanjën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE