Apple heq emojin e familjes, ngjall polemika!
Apple ka bërë së fundmi disa ndryshime radikale në përditësimin e iOS 17.4. Emojit e familjes që dikur shfaqeshin si figura të burrit, gruas dhe fëmijës tani përfaqësohen me silueta pa gjini. Zëvendësimi i emojive tradicionale është bërë me figura të reja si burri me fustan, gruaja me kostum dhe papion por më e çuditshmja është burri shtatzënë.
Një hap i tillë ngre shumë pyetje dhe polemika mbi atë që përfaqëson Apple me këto ndryshime. Apple ështe justifikuar se emojit e verdha nuk i përfaqësojnë dot të gjithë por shumë kritikë mendojnë se emojit e reja nuk përfaqësojnë dot askënd, pasi janë figura pa ngjyrë dhe identitet gjinor.
Apple thotë se këtë ndryshim e ka sjellë si një përpjekje për të qenë më gjithëpërfshirës dhe për të reflektuar diversitetin e shoqërisë moderne. Megjithatë një veprim i tillë është parë si një largim nga realiteti biologjik dhe shoqëror. Apple është bërë kompania e parë në botë që kalon pragun prej 1 trilion dollarësh në vlerën e markës, me rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vlera e kompanisë së prodhimit të chip-ave Nvidia është thuajse trefishuar, sipas një klasifikimi global të përpiluar nga BrandZ të Kantar.
Prodhuesi i iPhone renditet i pari si marka me vlerën më të lartë në botë për të tretin vit me radhë në 2024, i ndjekur nga Google i Alphabet në 753 miliardë dollarë dhe Microsoft, në 713 miliardë dollarë. Në fillim të kësaj jave, Apple prezantoi funksione të reja të Inteligjencës Artificiale, të cilat pritet të nxisin kërkesën për iPhone, të përmbysin rënien e shitjeve të produktit të saj më të shitur, për shkak të tkurrjes së shpenzimeve të konsumatorëve dhe rimëkëmbjes së rivalëve teknologjikë. Me kapitalizim tregu prej 3.18 trilionë dollarësh, Apple është para kompanisë së prodhimit të chip-ave IA të Nvidia, me 2.97 trilionë dollarë.