“Ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e shqiptarëve”, Silvinjo pas barazimit me Kroacinë!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e shqiptarëve”, Silvinjo pas barazimit me Kroacinë!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka deklaruar se Kombëtarja shqiptare ka bërë thuajse gjithçka mirë në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë dhe se ekipi kishte dhuruar lojë emocionuese për të gjithë.

Unë mendoj se ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi merituar, me gjithë respektin për ekipin tjetër që është i shkëlqyer e që ka bërë shumë mirë, komplimente lojtarëve dhe trajnerit të tyre. Por duhet të them se ne me të vërtetë kemi bërë shumë mirë, në pjesën e parë ishim aty gati duke shënuar 2-0, nuk mbyllëm ndeshjen. Në të dytën në 5 minuta marrim dy gola dhe përmbysja do të ishte shumë e vështirë, e barazuam dhe pastaj ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e të gjithë shqiptarëve dhe botës. Shumë e bukur.

Ndoshta do të ishte më e bukur, ne jemi ambiciozë dhe për të bërë historinë duhet të ecim para. Në dhomat e zhveshjes ka shumë të rinj, që po marrin përvojë nga kjo eksperiencë, por kjo do të jetë një ndeshje që do e mbajnë mend gjithë jetën. Rezultati flet shumë, ndeshja me Italianë nuk u gabua, nëse hynte topi i Manajt ishim barazim. Sot është e vërtetë që luajtëm më mirë por nëse hynte topi i Manajt sot kishim dy pikë. Rezultate janë vendimtare ndaj sot duket ndeshje shumë e mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE