Barazimi me Kroacinë, reagon kryeministri Rama: KJO QUHET KRENARI!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barazimi me Kroacinë, reagon kryeministri Rama: KJO QUHET KRENARI!

Pas barazimit në frymën e fundit 2-2 me Kroacinë të shumta janë reagimet mbi lojën e kuqezinjve. Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan:

KJO QUHET KRENARI!

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, kroatët shënuan dy herë në dy minuta me Kramaric dhe një autogol të Gjasulës.

Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në frymën e fundit të gabimit korrigjon gabimin e tij dhe i jep barazimin skuadrës së Sylvinhos.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE