“Do futemi në fushë për tre pikë…”/ Pas barazimit me Kroacinë, Jasir Asani flet për ndeshjen me Spanjën!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do futemi në fushë për tre pikë…”/ Pas barazimit me Kroacinë, Jasir Asani flet për ndeshjen me Spanjën!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Jasir Asani pas barazimit me Kroacinë u shpreh:

E filluam mirë ndeshjen se kishim analizuar shumë mirë Kroacinë dhe filluam që nga minuta e parë me qëllimin të merrnim tre pikët. Kishim 2-3 raste për golin e dytë, nuk e desh fati. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë, deri në fund nuk dorëzohemi dhe do u tregojmë të gjithëve që nuk kanë pasur besim të ne. Të mos flasim se çfarë ka ndodhur, jemi këtu që të tregojmë se kemi ardhur për tre pikë.

Te të dy golat emocionet janë më të mëdha, por më shumë te goli i Laçit, se pjesa e parë ishte shumë më e fortë dhe kur e bëni Laçi u emocionova shumë se e pritëm të shënojmë gol e mbajmë ndeshjen në kontroll, të luajmë topin e bëjmë aksione, të shënojë të dytin. Dhamë gjithçka, edhe kush luajti e kush jo, të gjithë kanë dhënë maksimumin. Me pak fat mund të merrnim tre pikë, mos harrojmë që kemi përballë Kroacinë që është ndër më të mirët. Me Spanjën? Nuk i dihet asnjëherë. Do futemi në fushë për tre pikë, luajmë ndaj Spanjës, e fortë, por do të futemi në fushë për tre pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE