Emocionet e jashtëzakonshme të festës kuqezi, vajza e Silvinjos shpërthen në lot në tribunë (video)!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emocionet e jashtëzakonshme të festës kuqezi, vajza e Silvinjos shpërthen në lot në tribunë (video)!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Zemrat e miliona shqiptarëve anembanë botës janë mbushur me gëzim për barazimin e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024. Dhe emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Tati, vajza e trajnerit Silvinjo.

Familja e teknikut të kuqezinjve ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës. Ajo shihet teksa fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE