“Euro 2024”, Kroaci-Shqipëri/ Dy vendet në duel “jetë a vdekje” në Grupin B!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Euro 2024”, Kroaci-Shqipëri/ Dy vendet në duel “jetë a vdekje” në Grupin B!

Pas humbjes së 15 qershorit, 2-1 ndaj Italisë, sot Përfaqësuesja Shqiptare e Futbollit, zhvillon ndeshjen e dytë të Grupit B në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg. Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve.

Gjërat në Europian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim të bukura dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe e nuk ka asnjë mundësi tjetër. Në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.

Sa përket kundërshtarit të radhës, Kroacisë, që gjithashtu është mundur në takimin e parë, trajneri i Kombëtares shtoi:

Patjetër që ne do të përpiqemi të rrisim nivelin tonë dhe s’mund të themi që jemi me kundërshtarë me nivel të barabartë. Pavarësisht të gjithave, ne bëmë një paraqitje të mirë, nuk u dorëzuam dhe në fund patëm shanse të barazonim. Lojtarët e Kombëtares së Kroacisë kanë patur një karrierë shumë të mirë, sidomos ata të mesit të fushës, por jo vetëm ata, megjithëse ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Kapiteni Gjimshiti tregoi se pas ndeshjes me Italinë është përpjekur të flasë me lojtarët, kryesisht ata më të rinjtë.

Kam folur me disa lojtarë pas ndeshjes së parë dhe ajo që duhet të rikuperojmë, më tepër është ana psikologjike se ajo fizike. Kam folur me shokët e ekipit, sigurisht me më të rinjtë që kanë më pak eksperiencë. Në ndeshje të tilla si ajo me Italinë duhet shumë eksperiencë. Ajo që duhej të bënim ishte të ndalnim ritmin e tyre që ne nuk e bëmë dot, ndonjëherë duhet të jesh pak i pistë në fushë e të marrësh atë që do. Kroacia bëri një ndeshje jo të mirë në të parën e humbën ashtu si ne, por edhe ne do të tentojmë më të mirën ashtu si do të bëjnë ata. Do të shohim se kush do ta fitojë këtë duel!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet në Hamburg në orën 15:00, e dyta e grupit tonë mes dy skuadrave, të cilat nga takimet e para nuk arritën të merrnin pikë. Kuqezinjtë pritet të kenë disa ndryshime në formacion duke filluar nga Berisha në portë, Ivan Balliu, Abrashi në mesfushë dhe gjithashtu në repartin e sulmit do të ketë ndryshime ku Arbër Hoxha mbetet kandidat kryesor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE