Fermerët polakë gjejnë mënyrën ‘origjinale’ për të ndaluar emigrantët ilegalë që vijnë nga Bjellorusia!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fermerët polakë gjejnë mënyrën ‘origjinale’ për të ndaluar emigrantët ilegalë që vijnë nga Bjellorusia!

Fermerët polakë duket se kanë vendosur të marrin situatën në dorë për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në vend, duke shpërndarë bajga derri në kufi.

Ata supozojnë se shumica e ilegalëve ‘janë muslimanë’ të cilët nuk do t’i afrohen jashtëqitjeve të derrit.

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, ‘e ka kthyer emigracionin në një armë’ kundër bllokut evropian, thotë BE, e cila e ka sanksionuar atë pas rizgjedhjes së kontestuar në 2020.

Opozita e akuzon atë për falsifikim të zgjedhjeve dhe mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.

BE thotë se në tentativë për të diskredituar bllokun, Bjellorusia po ndihmon emigrantët e saj të kalojnë ilegalisht kufirin drejt Polonisë, Lituanisë e Letonisë.

Emigrantët fatkeqë janë kryesisht nga Afganistani, Lindja e Mesme apo vendet e Afrikës.

Fermerët polakë kanë vendosur të veprojnë vetë kundër emigrantëve që kalojnë kufirin pasi neglizhenca e qeverisë për të vepruar, i ka lënë të zhgënjyer.

Disa pamje video të postuara në rrjetet sociale tregonin fermerët që shpërndajnë me traktorë bajga derri përgjatë linjës së kufirit Poloni-Bjellorusi.

“Ne po tregojmë solidaritet me forcat e mbrojtjes së kufirit, si dhe t’i tregojnë atyre në pushtet se jemi në gjendje të mbrojmë territorin tonë”, tha një fermer i intervistuar.

Ndërsa një tjetër shtonte: “Çdo gjë po e bëjmë sipas ligjit. Shpresojnë që plehu i derrit të ndalojë emigrantët të kalojnë këtë pjesë, prej besimit të tyre fetar”, shkruan rrjeti britanik Express.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE