Izraeli “mund të ketë shkelur ligjet e luftës” gjatë fushatës në Gaza!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli “mund të ketë shkelur ligjet e luftës” gjatë fushatës në Gaza!

Në mënyrë të përsëritur, forcat ushtarake izraelite mund të kenë shkelur ligjet e luftës dhe kanë dështuar që të bëjnë dallimin mes civilëve e luftëtarëve gjatë fushatës së tyre ushtarake në Rripin e Gazës, siç tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Në një raport që ka analizuar gjashtë sulme izraelite që kanë shkaktuar numër të lartë të viktimave dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, Zyra për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike parimet e dallimit, proporcionalitetit, si dhe masave parandaluese në sulm”.

Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin e civilëve duket se në mënyrë të vazhdueshme është shkelur gjatë fushatës bombarduese të Izraelit, siç u shpreh Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit ka vrarë më shumë se 37 mijë persona në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore në këtë enklavë.

Izraeli nisi fushatën ushtarake pasi luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor duke vrarë rreth 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbyer gati 250 të tjerë.

Javën e kaluar, Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së tha se vrasja e civilëve gjatë operacionit izraelit për të liruar katër pengje mund të përbëjë krim lufte, por po ashtu krim lufte mund të jetë edhe mbajtja e civilëve nga Hamasi në zona të populluara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE