“Me Spanjën do bëjmë maksimumin…”/ Elseid Hysaj pas barazimit me Kroacinë: Krenar që jam shqiptar!
Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.
Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë në aspektin personal kundër Kroacisë sot në barazimin 2-2 që Kombëtarja jonë mori me ta. Pas përfundimit të ndeshjes, siç u pa edhe me video, Hysaj shkoi dhe festoi i vetëm me Tifozat Kuq e Zi, gjë që e komentoi edhe në një intervistë të dhënë:
Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq. Mbas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jap përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozat që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.
Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin.