Ndeshja e çmendur mes Shqipërisë dhe Kroacisë hyn në librat e rekordeve, kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndeshja e çmendur mes Shqipërisë dhe Kroacisë hyn në librat e rekordeve, kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë sot ka qenë me një ritëm të pabesueshëm, me emocione dhe gjuajtje në të dy portat deri në sekondën e fundit të saj. Dhe pikërisht ky ritëm mbresëlënës ka bërë që ndeshja e sotme të jetë e denjë për librat e rekordeve.

Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve. Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë dhe ku u regjistruan plot 22 goditje në katërkëndor nga skuadrat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56991 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE