Presidenti Begaj në Berlin: Mora garanci për integrimin në BE!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj në Berlin: Mora garanci për integrimin në BE!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot u takua me homologun e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier. Zyra e shtypit e presidentit informon se mes dy liderëve të shtetit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti mori garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, siç informon zyra e shtypit. Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen euroatlantike, tha presidenti Begaj duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë rajonal.

Vizita në Gjermani

Prej ditës së djeshme, kreu i shtetit ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të Presidentit gjerman, Sh. T. Z. Frank-Walter Steinmeier. Në Berlin, presidenti Begaj do të takohet edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët pritet të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Pas Berlinit, i pari i shtetit do të zhvillojë një vizitë në Hamburg, ku pritet t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion” për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.

Më pas, Presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr.Peter Tschentscher. Gjithashtu, në axhendë është dhe takimi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zotin Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE