Sherr në një lokal në Korçë, plagoset efektivi i policisë!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherr në një lokal në Korçë, plagoset efektivi i policisë!

Pas një konflikti në një lokal, një oficer i sektorit të krimit ekonomik në policinë e Korçës ka mbetur i plagosur.

Gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.

Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori e ka qëlluar me një gotë në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE