Shqipëria në avantazh, goli i parë me Kroacinë!

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria në avantazh, goli i parë me Kroacinë!

Pak minuta nga nisja e pjesës së parë, Shqipëria në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Euro 2024, kuqezinjtë kaluan në avantazh me golin e parë. Qazim Laçi gjeti rrjetën në minutën e 11-të.  Hamburgu është vendi ku zhvillohet takimi i parë në histori mes tyre. Të dyja ekipet kërkojnë të rikuperohen nga disfatat e 15 qershorit.

Kroacia humbi 3-0 ndaj Spanjës në Berlin, me Bruno Petković i cili pati një penallti të pritur në pjesën e dytë dhe Shqipëria humbi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi, Italisë. Kjo edhe pse kaloi në avantazh përmes Nedim Bajramit pas vetëm 23 sekondash, goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Europianit.

Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushë pas disfatës me Italinë, teksa tashmë luajnë për çdo gjë. Duket se tekniku brazilian ka kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE