Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit

vovalbania June 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb: Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt  brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe vranësira të pakta ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimatre në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kucovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE