E BUJSHME / Ilir Meta njofton DIVORCIN nga Monika Kryemadhi: Tashmë ajo është ish-bashkëshortja ime!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E BUJSHME / Ilir Meta njofton DIVORCIN nga Monika Kryemadhi: Tashmë ajo është ish-bashkëshortja ime!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme (20 qershor) në një intervistë, se është ndarë zyrtarisht me Monika Kryemadhin.

Meta u shpreh se thashmë Monika Kryemadhi nuk është më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.

Ai tregoi se ka filluar dhe procesin e divorcit, si dhe ka njoftuar djalin e tij dhe të Kryemadhit, Besartin.

Ndër të tjera, kreu u PL u shpreh se idenë për ndarje ia kishte dhënë dhe i biri, që sipas Metës ishte shpreur se ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’.

Meta: Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. I cili e ka pas si ide të tillë dhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’, dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje.

Ndarja, tashmë edhe ligjërisht, ka ardhur pas një krisjeje për mbi 4 mujore, ku Meta ka jetuar i ndarë nga Kryemadhi.

Nxitës për ndarjen e prindërve të tre fëmijëve, çiftit Meta-Kryemadhi, duket se janë bërë përveç problemeve brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), edhe hetimet e SPAK për pasurinë e tyre.

“Monika është më afër me SPAK-un se unë. Por SPAK është një organizatë kriminale, SPAK nuk e merr dot peng Ilir Metën as përmes bashkëshortes, ish-bashkëshortes, apo fëmijëve”, deklaroi Meta në emisionin e gazetarit Çim Peka.

“Unë nuk e di se çfarë pagesash ka bërë ajo, 20 mijë euro aty, 30 mijë euro këtej. Më pyetën edhe në SPAK. Ku di gjë unë…”, deklaroi Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE