Fakte interesante nga sfida mes Spanjës dhe Italisë!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fakte interesante nga sfida mes Spanjës dhe Italisë!

Italia dhe Spanja do të përballen për herë të 41-të në historinë mes tyre. Bilanci në sfidat e mëparshme është në favor të “Furive të Kuqe” që kanë arritur të marrin 13 fitore, kundrejt 11 të “Axurrëve”. Bilanci plotësohet me 16 ndeshje të përfunduara në barazim. Spanja dhe Italia luajnë një klasike të futbollit europian këtë të enjte. Të dy vendet mbajnë një rivalitet të gjatë sportiv që ka lënë shumë histori dhe të dhëna.

Italia ka eleminuar Spanjën nga dy eurot e fundit

Skuadra italiane realizoi një hakmarrje të veçantë nga humbjet në “Euro 2008” dhe “Euro 2012” në dy edicionet e fundit. “Azzurri”-t eliminuan “La Roja”-n në vitin 2016 (2-0) dhe në vitin 2021, kur ata lanë skuadrën e udhëhequr nga Luis Enrikes në prag të lavdisë nga lotaria e penalltive.

Bufon, lojtari me më shumë duele mes Spanjës dhe Italisë

Xhanluixhi Bufon, portieri legjendar italian, i cili luajti në një periudhë duelesh plot respekt dhe admirim të ndërsjellë me Iker Kasijas, është futbollisti me më shumë paraqitje në një përballje mes Italisë dhe Spanjës me 13 të tilla. Ai fitoi dy, barazoi gjashtë dhe humbi pesë, duke pësuar 15 gola gjithsej. Ai pasohet nga David Silva dhe Leonardo Bonuçi me nga 11 ndeshje secili.

Luis de la Fuente kundër Italisë

Si trajner i skuadrës së të rriturve, Luis de la Fuente tashmë ka një kujtesë të mirë ndaj Italisë, fitoren 2-1 në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve përpara se të fitonte titullin në vitin 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE