Ju duhet vetëm një karficë flokësh për buzë më të fryra…/Sugjerimi vjen nga aktorja Anne Hathaway!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju duhet vetëm një karficë flokësh për buzë më të fryra…/Sugjerimi vjen nga aktorja Anne Hathaway!

Që kur iu bashkua platformës së TikTok muajin e kaluar, aktorja Anne Hathaway ka postuar tre video, por këshilla e fundit që lidhet me buzët me siguri që do t’ju pëlqejë të gjitha vajzave. Siç duket edhe nga video, teksa aktorja qëndron e ulur në karrigen e parukierit Adir Abergel, duke u bërë gati për një reklamë, Anne thotë se buza e saj e sipërme duket pak si e “vyshkur” dhe pa jetë.

@annehathaway

The more you know 🌠 #liptok

♬ Lips Are Movin – Meghan Trainor

Ajo i kërkon thjesht një karficë të zezë flokësh parukierit të saj, të cilën e hap në formë U-je dhe me të nis që të ‘godasë’ shumë lehtë buzën e sipërme. Aktorja thotë se ky veprim nxit qarkullin e gjakut në buzë dhe jep menjëherë një efekt të lehtë fryrjeje. Hathaway, ka një këshillë për ato që do e provojnë këtë taktikë: “Thjesht, mos e godisni fort buzën me karficë, sepse mund të dalë gjak.”

Rikujtojmë, se aktorja e njohur amerikane, ka ndarë një eksperiencë interesante të viteve më parë ku mori pjesë në një audicion. Fituesja e çmimit Oscars, ka thënë se gjatë atij audicioni iu deshtë të puthte 10 burra. Teksa fliste pikërisht për këtë eksperiencë interesante, aktorja 41-vjeçare tha se kjo pati ndodhur në fillim të viteve 2000.

Hathaway zbuloi së fundmi gjithashtu se ka kryer një abort. Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja theksoi se shtatzënia e saj e parë nuk ishte e suksesshme. Por për ta përkeqësuar situatën, në atë kohë ajo shtirej si shtatzënë. Përkatësisht, ajo për më shumë se një muaj ka luajtur në serial në rolin e një gruaje shtatzënë. Ajo sillej sikur gjithçka ishte në rregull, por ua pranoi të vërtetën miqve të saj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE