“Kam punuar shitëse, kamarjere, banakjere…”/ Kristi Gongo kujton hapat e parë të karrierës në “S’e Kam me Ty”!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam punuar shitëse, kamarjere, banakjere…”/ Kristi Gongo kujton hapat e parë të karrierës në “S’e Kam me Ty”!

Kristi Gongo ishte e ftuar sot në “S’e Kam me Ty” për të folur për emisionin e vecantë të saj “Punë pa teka”, hapat e parë në karrierë, e shumë të tjera.

Kam studiuar për drejtësi. Kam pasur pasion shkrimin. Kam punuar shitëse, kamarjere, banakjere. Nuk përputhesha me kushtet e punëdhënësve, shfrytëzimi ka qenë i madh. Rrugëtimin në gazetari e kam nisur me një blog ku shkruaja për problematikat e punonjësve dhe flisja me emra konkretë. Aty ka qenë dilema e parë, a po bëj mirë. Isha një vajzë e re, më pëlqente shumë të punoja, por kisha shumë dëshirë të isha e pavarur ekonomikisht. Pata një zhgënjim nga vlogu, dhashë dorëheqjen nga puna, fillova punë në gazeta. Të gjitha duke trokitur, kam përjetuar zhgënjime, më janë mbyllur dyer…

Pas blogut, fillova të kërkoj punë në gazetë, edhe në një trajnim që patëm, aty kishte gazetarë që ishin në punë dhe më thanë pse nuk vjen sepse nevoja është shumë e madhe. Unë trokas, shkoj në gazetë dhe më thonë nuk po kërkojmë. Nuk më morën kurrë në telefon, unë i merrja i pyesja…

Tani nuk mendoj që jam aq e guximshme sa kam qenë. Unë mendoj që në atë periudhë luftoja, provoja, tani nuk jam aq luftarake… Mendoj që vjen me maturinë…

Ndërkohë, Kristi kujton herën e parë kur ka nisur punë në Top Channel.

Nga gazeta më kaluan në televizion, aty më kanë bërë një ofertë për në Top Channel. Ka qenë një vendim i vështirë, që fëmijë kjo logo ka qenë ëndërr… Në 2018 kam nisur punë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE