Mashtroi me depozitat e kompanisë ku punonte, pranga 34-vjeçarit!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtroi me depozitat e kompanisë ku punonte, pranga 34-vjeçarit!

“Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh e vulash”, pranga një 34-vjeçari në Tiranë. Akuzohet se përvetësoi 27 mijë euro nga kompania ku punonte. Mashtronte me llogaritë bankare të firmës duke depozituar shumë më të vogla se realet. Prangosja u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Statment”. Materialet procedurale i kaluan prokurorisë.

Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Statment”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi R.A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56991 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE