Parashikimi i motit, e enjte, 20 qershor 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore, si dhe në lugina e relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/39
Diell
Kukës
21/38
Diell
Lezhë
20/38
Diell
Dibër
21/37
Diell
Durrës
22/37
Diell
Tiranë
25/39
Diell
Elbasan
23/40
Diell
Berat
22/40
Diell
Vlorë
22/38
Diell
Korçë
21/36
Diell
Gjirokastër
20/40
Diell
Sarandë
23/37
Diell