Për ju që nuk ndaloni dot së qari në ditëlindjen tuaj, ky është artikulli i duhur për ju!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që nuk ndaloni dot së qari në ditëlindjen tuaj, ky është artikulli i duhur për ju!

Është e pashmangshme të mos keni parë qoftë edhe një video ditëlindjesh, ku shumica shfaqen duke qarë gjatë fryrjes së qirinjve në tortën bashkë me hitin e njohur “It’s my birthday”. E qara gjatë momenteve të ditëlindjes është bërë pjesë e jetës, por ende nuk dimë nëse janë lot nga lumturia, trishtimi, krizë ekzistenciale e të qenit një vit më e madhe, pra e qara e ditëlindjes është një fenomen real.

Edhe pse të qash në ditëlindjen tënde është shumë normale, kjo nuk do të thotë se ndjesia është normale, sipas Anna Harris, këshilluese klinike për shëndetin mendor. “Shumë njerëz që qajnë në ditëlindjen e tyre përfundojnë duke qarë edhe në ditëlindjen e të tjerëve, sepse thjesht ndihen keq”, thotë ajo. Por, ekspertët kanë disa arsye se pse ndodh ky fenomen…

1. Ndiheni të zhgënjyera me mënyrën se si shkoi ditëlindja:

Pavarësisht se kjo është një ditë e veçantë, shpesh njerëzit kanë pritshmëri të mëdha për organizimin, por edhe vëmendjen dhe urimet që marrin nga të afërmit, kolegët, personat e zemrës etj.

2. Ndiheni të harruara ose të parëndësishme:

Ditëlindja supozohet të jetë një ditë e veçantë kur ndihemi gati për të festuar në çdo dimension. “Por, jo të gjithë kanë njerëz rreth tyre për ta bërë këtë”, thotë psikologia Mary Lawrence. Kjo sjellë natyrisht zhgënjim dhe lot.

3. Jeni në ankth se ndieni se po plakeni:

Ditëlindjet janë një kujtesë se plakja dhe koha që kalon janë të pashmangshme. Për shumë njerëz, mund të jetë e frikshme të mendosh për të ardhmen dhe të gjitha të panjohurat që vijnë me pas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE