Presidenti Begaj, takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Begaj, takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani. Figura të suksesshme në fusha të ndryshme; sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.

Begaj shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.

Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauza të shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.

Presidenti vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.

Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë  në Berlin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE