Shpërthim me dy të vrarë dhe tre të plagosur në Malin e Zi!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Shpërthim me dy të vrarë dhe tre të plagosur në Malin e Zi!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06/shperthim-me-dy-te-vrare-dhe-tre-te-plagosur-ne-malin-e-zi-scaled.jpg)
Dy viktima dhe tre të plagosur nga një shpërthim në Malin e Zi. Tragjedia u shënua në momentin e aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në Cetinje, në hyrje të Qendrës së Sportit. Autoritetet nisën hetimet.
Për shkak të fuqisë së shpërthimit u thyen xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit, si dhe një pemë u rrëzua, siç raportoi RTV Cetinje.
Për momentin nuk ka shumë informacione lidhur me atë që ka ndodhur e kjo është një ngjarje në zhvillim.