Hulumtim i ri/Zbuloni fantazinë më të madhe seksuale…

vovalbania June 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hulumtim i ri/Zbuloni fantazinë më të madhe seksuale…

Një grup shkencëtarësh ka bërë një hulumtim të fantazive seksuale te 1.516 persona, të cilëve u është dhënë lista me 55 fantazi seksuale. Ata kanë pasur për detyrë që çdo fantazi ta vlerësojnë sipas intensitetit, ndërkaq atë më të preferuarën ta përshkruajnë sa më hollësisht, nga seksi me shumë partnerë deri te seksi i cili përfshinte objektet dhe kafshët.

Si fantazi më e popullarizuar te personat e të dy gjinive është vënë theksi te seksi i cili ka përfshirë ndjenjat romantike. Seksi i papritur dhe seksi në vende të pazakonshme gjithashtu janë vënë në maje të listës. 65% e grave kanë zgjedhur seksin e nënshtruar si njërën ndër fantazitë më të preferuara seksuale.

Më shumë se 52% e grave kanë vendosur për variante të ndryshme të të lidhurit, 36% fantazojnë për seks të dhunshëm, ndërkaq 28,9% fantazojnë për dëshirën që mashkulli t’i detyrojë për të bërë seks. Meshkujt gjithashtu eksitohen nga këto fantazi, mirëpo ata përparësi u japin fantazive për seksin oral, seksin jashtëmartesor, seksin me disa gra dhe ejakulimin mbi trupin e partneres.

Ndërkaq, një nga fantazitë seksuale më të zakonshme është të mendosh për dikë tjetër ndërsa bën dashuri me partnerin. Më shumë se gjysma e burrave dhe grave fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër ndërkohë që janë duke bërë atë me partnerin e tyre dhe zakonisht është dikush i famshëm, kanë zbuluar studiuesit.

Rreth 62% e grave dhe 56% e meshkujve thanë se mendojnë të qëndrojnë në shtrat me dikë tjetër. Faqja e takimeve saucydates.com pyeti 8.371 anëtarë se për kë mendojnë vërtet kur bëjnë seks. Gratë pranuan se fantazojnë për yjet e filmit si Daniel Craig, Brad Pitt dhe Bradley Cooper.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE