Kim Kardashian i futet seriozisht botës së aktrimit por refuzon të humbas peshë për hir të një roli!

vovalbania June 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Kardashian i futet seriozisht botës së aktrimit por refuzon të humbas peshë për hir të një roli!

Ylli televiziv Kim Kardashian i ka hyrë fushës së aktrimit dhe synon të bëjë gjithçka për t’u bërë e suksesshme. Pas pjesëmarrjes në American Horror Story, duket se shumë producentë i janë afruar bukuroshes për t’i propozuar për një film. Siç ka përmendur edhe në reality show-n “The Kardashians”, ajo do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bërë mirë, pasi do të luajë në një film të shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito. “Me kaq shumë gjëra që duhet të bëj, diçka do të duhet të heq dorë. Ndoshta gjumi im”-tha Kardashian me humor.

Më pas ajo shpjegoi saktësisht se si planifikon të kombinojë aktrimin me projektet e tjera të saj. “Mund të bëj një film në vit. Unë kam rreth 10 vjet që ende dukem mirë, kështu që mund ta bëj dhe pastaj të marr kohën time. Ky është plani im 10-vjeçar”-tha Kim. Ndërkaq, miliarderja përmendi se duhet të ndalojë përdorimin e botoksit, pasi nuk e ndihmon të shprehë emocionet e saj para kamerës. “Ndihem sikur kam nevojë për më pak botox, më shumë emocione. Përndryshe nuk do të mund të qaj apo të dukem e frikësuar”-ka theksuar ajo.

Së fundmi, edhe pse ka deklaruar se është e gatshme të ndërpresë trajtimet me injeksione për t’u bërë aktore, Kim ka deklaruar se nuk ka ndërmend të humbasë apo të shtojë peshë për një rol. “Nuk do të fitoj apo humbas 10 kilogramë për një rol. Nuk do ta bëj këtë”-tha ajo në mbyllje.

Ndërkaq, ylli televiziv po lufton me vështirësitë e një nënë që po rrit e vetme fëmijët e saj. Që nga ndarja e saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në vitin 2022, Kardashian ka qenë nënë beqare për katër fëmijët e çiftit. Së fundmi Kim ka zbuluar se asaj iu desh të fshihej në një banjë në shtëpinë e saj për t’u shpëtuar fëmijëve të saj, të cilët bërtisnin dhe trokisnin në derë ndërsa ajo përpiqej të bënte një intervistë për Zoom.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE