Parashikimi i motit, e shtunë, 22 qershor 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore, falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare nga orët e mesditës si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina dhe relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
24/38
Diell re
Kukës
23/35
Diell re
Lezhë
27/37
Diell re
Dibër
21/36
Diell re
Durrës
24/3/
Diell
Tiranë
27/40
Diell re
Elbasan
24/40
Diell re
Berat
23/39
Diell re
Vlorë
24/38
Diell
Korçë
22/31
Diell re
Gjirokastër
21/38
Diell re
Sarandë
23/35
Diell