Rebel Wilson tregon bisedën me mjekun që e çoi të merrte vendimin për të humbur 25 kilogramë!

vovalbania June 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rebel Wilson tregon bisedën me mjekun që e çoi të merrte vendimin për të humbur 25 kilogramë!

Aktorja e njohur Rebel Wilson ka folur së fundmi për marrëdhënien që ka tani me trupin e saj pasi humbi mbi 25 kg. Duke folur për US Weekly, aktorja ka treguar sesi ka arritur të kontrollojë peshën e saj, por edhe pse është bindur që të humbasë kilogramët e tepërt.

“Nuk ka zgjidhje magjike. Unë mbaja dietë dhe gjithmonë stërvitesha. Unë kam punuar pothuajse gjatë gjithë jetës sime. Për mua, ishte elementi emocional që nuk e kisha parë kurrë”-tha ajo. Më pas, ajo ka theksuar se nuk do të jetë e fiksuar pas imazhit, por vetëm dëshiron të kujdeset për veten.

“Është mirë të vlerësosh veten dhe të jesh i shëndetshëm, por nuk duhet të jesh obsesiv”-vuri në dukje ajo. ajo që e “zgjoi” aktoren për trupin e saj ishte paralajmërimi i një mjeku. “Ai më tha ‘kështu që nëse do të ishe e shëndetshme do të kishe një shans më të mirë për të pasur një fëmijë. Ndjeva sikur goditi një nerv. Mendova sw pesha ime mund të më pengonte të kem një fëmijë”-shpjegoi ajo.

Rikujtojmë se aktorja solli në jetë një vajzë, nëpërmjet një nëne surrogate, në nëntor 2022 dhe ndan kujdestarinë e përbashkët me të fejuarën e saj, Ramona Agruma. Wilson së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla.

Aktorja shtoi se:

Prisni derisa të jeni gati ose prisni derisa të bëheni pak më të pjekura. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion sa jeni të rinj.

Wilson gjithashtu reflekton mbi përvojën e saj si adoleshente, duke pranuar se ndihej në siklet dhe e shmangte sa më shumë temën e virgjërisë. Aktorja theksoi se secili ka kohën e tij dhe nuk duhet të ndihet nën presion për t’u përshtatur me pritjet e shoqërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE