Fifi sqaron raportin me Flori Mumajesin: “Po pres të më shkruajë vetë…”

vovalbania June 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fifi sqaron raportin me Flori Mumajesin: “Po pres të më shkruajë vetë…”

Fifi, para pak kohësh gjatë një intervistë për mediat kosovare, deklaroi se nuk kishte komunikuar me Florin që prej një viti.

Këngëtarja tha se i kishte dërguar mesazh kantautorit, por ai nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha ajo.

Jo më larg se dje, ajo ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku nuk i shpëtoi pyetjes për deklaratën e bërë më herët.

Dua të di pak për deklaratën tënde për Flori Mumajesin. Jeni pajtuar? Keni pasur kontakt? Si është historia e kësaj gjëje?

Duke qeshur tha: “E kam ekzagjeruar se nuk kam një vit pa folur me të, por 6-7 muaj, aty afër. E kam lënë të qetë. Po pres të më shkruajë vetë, sepse e di që do të më shkruajë vetë kur të vijë momenti”, – u përgjigj këngëtarja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE