Këto janë shanset e kombëtares tonë për t’u kualifikuar, sipas football.com!

vovalbania June 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këto janë shanset e kombëtares tonë për t’u kualifikuar, sipas football.com!

Grupi B është konsideruar grupi i ferrit, që në momentin kur goglat shortuan së bashku emrat e mëdhenj të kontinentit, si Spanja, Italia dhe Kroacia. Skuadra e katërt e këtij grupi, ishte pikërisht kombëtarja jonë.

Faqja e njohur ndërkombëtare sportive Football.com, ka bërë edhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës në këtë grup si dhe shanseve që kanë 3 skuadrat në grup, Italia, Kroacia dhe Shqipëria për t’u kualifikuar (Spanja është e kualifikuar me 6 pikë në krye të grupit).

Sikundër pritej ekipi ynë përfaqësues, ka shanset më të pakta krahasuar me dy skuadrat e tjera Italianë dhe Kroacinë. Shqipëria sipas football.com, ka 21% shanse për të kaluar fazën e grupeve.
Ndërkohë Italia shikohet si skuadra me më shumë mundësi për të avancuar më tej (90%), pas tyre vjen kombëtarja e Daliç me 34%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE