Lufta në Ukrainë, Rusia shënjestron me raketa rajonin e Kievit!

vovalbania June 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, Rusia shënjestron me raketa rajonin e Kievit!

Sot Rusia ka hedhur tri raketa drejt rajonit të Kievit ndërsa u rrit numri i viktimave nga sulmet me bomba ruse në qytetin e Harkivit, një ditë më parë. Forca ajrore e Ukrainës bëri të ditur se ka rrëzuar dy prej tri raketave. Nuk është e qartë nëse raketa e tretë ka shkaktuar apo jo dëme. Për këtë sulm të ri u raportua pak pasi Rusia filloi goditje të shkallës së gjerë, me raketa dhe dronë, për të shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë.

Sulmet dëmtuan sistemet e shpërndarjes së energjisë në rajonet e Zaporizhjas e Lvivit. Kompania Ukrenerho u shpreh se bombardimi ishte i teti i shkallës së gjerë që ka shënjestruar rrjetin elektrik në tre muajt e fundit.

Bombardimet në Harkiv, qytetin e dytë më të madh Ukrainës, janë përshkruar si sulm tjetër. Tre persona u vranë në Harkiv dhe të paktën 56 mbetën të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase.

Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje lidhur me marrjen e masave për të mbrojtur sistemin ukrainas të energjisë u shpreh dje se Rusia ka lëshuar më shumë se 2 mijë e 400 bomba në Ukrainë këtë muaj dhe 700 prej tyre vetëm në Harkiv.

Zelensky ka përsëritur lutjen drejtuar Perëndimit për mbrojtje shtesë ajrore e që Ukrainës t’i mundësohet që të shkatërrojë avionët luftarakë rusë “kudo ku janë”. Më herët gjatë ditës, zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë drejt territorit të Rusisë.

Dronët besohet se kanë shkuar në rajonet Brajansk e Smolensk, por nuk është raportuar për viktima. Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho njoftuan se infrastruktura shtetërore e energjisë u shënjestrua sërish me raketa dhe dronë rusë, dje në orët e para të ditës.

Si pasojë e sulmeve u dëmtuan sistemet e energjisë në Lviv dhe Zaporizhja dhe dy punëtorë u shtruan në spital pas goditjeve në rajonin Zaporizhja.

Ministria e Energjisë raportoi se për shkak të sulmit u shkëputën linjat e energjisë në lindje të Ukrainës, çka shkaktoi furnizime më të dobëta me energji.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE