Për të kuptuar më mirë hapësirën, Franca dhe Kina bashkojnë forcat!

vovalbania June 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të kuptuar më mirë hapësirën, Franca dhe Kina bashkojnë forcat!

Një satelit i Francës dhe Kinës u lëshua drejt hapësirës, për të kuptuar më shumë për shpërthimet e fuqishme që ndodhin në gjithësi. Ky shënon një shembull bashkëpunimi mes një fuqie perëndimore dhe gjigantit aziatik. I zhvilluar prej inxhinierëve të dy shteteve, sateliti ka katër instrumente, në kërkim të shpërthimeve të rrezeve gama, dritës që udhëton miliarda vjet për të arritur në Tokë.

Saliteti 930-kilomgramësh është nisur me sukses në Hapësirë dhe kjo nisje u bë prej bazës Ksiçant në provincën kineze Siçuan, siç bëri të ditur Administrata Kombëtare kineze për Hapësirën.

Shpërthimet e rrezeve gama mund të ndodhin pas atyre të yjeve gjigantë me madhësi rreth 20 herë më të mëdhenj se Dielli apo dhe nga shkrirja e ndonjë ylli.

Këto rreze, jashtëzakonisht të fuqishme, mund të lëshojnë energji ekuivalente me më shumë se një miliard diej referuar vlerësimeve të ekspertëve.

Vëzhgimi i tyre është njësoj si “kthimi pas në kohë, pasi drita prej këtyre objekteve merr shumë më tepër kohë për të arritur te ne”, u shpreh Ore Gottlieb, astrofiziant në Qendrën për Astrofizikën të Institutit Flatirion në Nju Jork, në disa përgjigje të dhëna për agjencinë e lajmeve AFP.

Pasi të analizohen, besohet se të dhënat do të ndihmojnë në të kuptuarit më të mirë të hapësirës, dinamikës së saj, si dhe galaksive të tjera.

Bashkëpunimi hapësinor i këtij niveli mes Kinës dhe Perëndimit është shumë i pazakonshëm, sidomos pasi Shtetet e Bashkuara e kanë ndalur tërësisht bashkëpunimin mes Agjencisë amerikane të Hapësirës [NASA] dhe Pekinit zyrtar që prej vitit 2011.

Sa iu përket misioneve të tjera, anija kozmike e Agjencisë Hapësinore të Indisë, Chandrayaan-3,  zbarkoi më 23 gusht të vitit të kaluar në polin jugor të Hënës, duke çuar përpara ambiciet hapësinore. Përmes këtij misioni pritet të rritet edhe njohuria për ujin e akullt, i cili, me gjasa, mund të jetë një prej burimeve më të vlefshme të Hënës.

Deri në vitet 1960, para lëshimit të anijes së parë kozmike Apollo, shkencëtarët vetëm sa hamendësonin që mund të ekzistojë uji në Hënë. Mostrat që patën marrë ekipet e Apollos për analiza në vitet ’60 e ’70  ishin të thata. Më 2008-ën, hulumtuesit e Universitetit Brown i analizuan sërish mostrat me teknologji të re dhe gjetën hidrogjen brenda rruazave të vogla të qelqit vullkanik.

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE