Dhënie dore dhe përqafim, Erjola Doci dhe Ilnisa Agolli pajtohen në “Top Arena”!
Në një intervistë me Edi Manushin, Ilnisa Agolli ka folur në “Top Arena” për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhja me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Erjola Doci dhe Ilnisa Agolli kanë pasur përplasje të vazhdueshme në “Big Brother Albania VIP 3”. Gjithsesi duket se të dyja ish-banoret i kanë lënë pas inatet që kanë pasur me njëra-tjetrën. Në “Top Arena”, Erjola dhe Ilnisa i shtrinë dorën njëra-tjetrës, e më pas u përqafuan, duke hedhur çdo gjë mbrapa.
Më pas, ajo zhvilloi edhe një intervistë, ku u vu përballë disa pyetjeve rreth BBV dhe Meritonit:
Çfarë do mbash mend nga ky Big Brother?
Atë që më ndryshoi jetën.
Nuk besoj se do e përjetoje sërish këtë eksperiencë…
Kjo është eksperiencë që jetohet vetëm njëherë në jetë dhe unë e jetova.
Ndonjë projekt në shtator?
Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet.